E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditën kur një burrë vret të shoqen shtatzënë, Berisha flet për dhunën kundër grave: Nuk kemi qenë të tillë

Ditën kur u shënua një tjetër krim makabër në familje, kryeministri Sali Berisha po fliste live në televizionet informative.

Po fliste pikërisht për dhunën ndaj grave në ditën kur një bashkëshort vrau të shoqen shtatzënë.

Krime të tilla kanë traumatizuar shoqërinë, ndërkohë që me dhjetëra femra janë ekzekutuar në mënyrë makabre kohët e fundit.

Berisha tha në këtë konferencë, nga salla e ngrohtë e hotelit luksoz se shoqëria shqiptare nuk ka qenë e dhunshme ndaj grave.

Ai madje shtoi se disa nga këta krime makabër janë të paralajmëruara.

Berisha tha se dhuna ndaj grave është dhunuesi më i madh i të drejtave e lirive të njeriut.

Kryeministri premtoi edhe një fushatë mediatike për të ndalur dhunën në familje.

Por përpara se të nisë fushatën, pse nuk mendon të bëjë më të mirë jetën e familjeve shqiptare.

Burri që qëlloi gruan në Orikum Vlorës jetonte në një varfëri ekstreme. Pothuajse ngjashëm edhe krimet e tjera janë shënuar në familje në kulmin e varfërisë.

Natyrisht nuk është vetëm varfëria që shkakton një gjë të tillë, por edhe fakti se kemi një shoqëri në krizë, një shoqëri ku nuk zbatohet ligji, ku jeta nuk është e sigurt, ku nuk garantohet e ardhmja, ku nuk njihet karriera e talenti etj.

Le ta nisë Berisha i pari duke e bërë shoqërinë më të mirë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›