E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ditët konsullore në Dublin, në ndihmë të shtetasve shqiptarë në Irlandë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përfundoi ditët konsullore në Dublin, një nismë për t’i ardhur në ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Irlandë.

Ditët konsullore janë pjesë e projektit “Ishujt”, të zbatuar në Greqi e Irlandë në periudhën prill – qershor 2024, gjatë të cilit u ofruan rreth 2 mijë shërbime konsullore për shtetasit shqiptarë që banojnë në këto dy shtete.

“Ishujt” aplikohet për të tretin vit radhazi duke lehtësuar ndjeshëm shërbimin, përmes shkurtimit të kohës dhe dokumentacionit, për të gjithë ata shtetas që aplikojnë për dokumente identifikimi apo shërbime të tjera konsullore.

1 nga 5

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›