”Divani Lunxhot” – Mbi 150 artistë popullorë përcollën folklorin shqiptar

Dhoksati, fshati i njohur si ballkoni i Lunxhërisë gjëmoi për dy netë nga këngët dhe vallet tradicionale shqiptare. Mbi 150 artistë nga zona të ndryshme të vendit u ngjitën në skenën e festivalit folklorik “Divani Lunxhot” me numra të përzgjedhur nga repertori i tyre.
“Jemi një grup i vjetër dhe kemi marrë pjesë në çdo festival në Gjirokastër. Kemi tabanin popullor dhe jo të huazuar”, tha Vilson Gjini, grupi popullor i Lazaratit
“Kemi një vit që jemi krijuar dhe kemi marrë pjesë në shumë evenimente të tilla”, tha Klajdi Karavidha, Grupi I Këngëve Dhe Valleve Shkolla “Avni Rustemi”.
“Divani lunxhot”, një festival shumëplanësh i traditës dhe përcjell traditat e bukura të folkut shqiptar, pa lënë pas dhe veshjet popullore nga zonat e ndryshme, një pasuri e vyer e Shqipërisë, e cila falë aktiviteteve të tilla, po përçohet ndër breza.
“Kostumi që kam veshur ka 58 vite në trupin tim. Është kostum tradicional i Mallakastrës”, u shpreh Guri Rokaj, Grupi “Gjergj Arjaniti” Mallakastër.
“Divani Lunxhot është kthyer në një veprimtari kulturore të konsoliduar të folkut dhe traditës. Gjatë 1 dekadë është mbështetur nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Bashkia Gjirokastër dhe Këshilli i qarkut.
/rtsh.al/