E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Diversifikojmë burimet e prodhimit të energjisë”, Rama: Drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto deri në vitin 2030

TIRANË- Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria po punon për diversifikimin e burimeve të prodhimit të energjisë. Ai ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook, një subjekt privat, i cili ka investuar në prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore. Sipas Ramës, Shqipëria duhet të vijojë me diversifikimin e burimeve, me qëllim aritjen e objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030. “Erseka Solar Park, një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e energjisë së rinovueshme. Me një prodhim prej 50 mln kWh në vit, do të sigurojë energji për rreth 12 mijë familje😍 Teknologji moderne dhe miqësore me ambientin, me një impakt të rëndësishëm social – ekonomik për zonën dhe më gjerë. Diversifikojme burimet e prodhimit të energjisë, duke rritur sigurinë energjetike, drejt objektivit për ta bërë Shqipërinë eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030″, shkruan Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›