Divjakë-Karavasta parku pa zot e me një drejtor “heroik”
Nga Rezarta Delisula
Ndoshta ishte zhurmë që duhej bërë, por shkarkimi i Ardian Koçit nga detyra e drejuesit të parkut të Karavastasë e ktheu edhe njëherë Parkun në qendër të vëmendjes. Tani gazetarët janë kuriozë dhe shkojnë aty të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.
Dhe ka ndodhur si mos më keq, një keqmenaxhim nga ana e ministrisë. Ardiani u rikthye në detyrë, por fondet për mirëmbajtjen e parkut nuk u kthyen më. Dhe s’dihet sesa gjatë do të vijojë kjo histori. Makina që duhet të kontrollojnë gjithë zonën por që nuk punojnë për shkak të defekteve të ndryshme e s’ka para për t’u riparuar; teleskopë e monitorë që duhet të ishin në punë por nuk funksionojnë se janë djegur e nuk kujtohet askush të sjellë fonde për t’i ndërruar; motorrë uji që duhet të dalin për patrullim, por po ndryshken se nuk ka fonde për benzinë…dhe një drejtor që i japin para vetëm për të mbajtur në punë me rroga ata pak specialistë që kanë mbetur. Kush po e dëmton kështu Parkun e Karavastasë?
Ai është një nga parqet më të mëdhenj e më të bukur në Shqipëri. Me një sipërfaqe prej 22 mijë e 300 hektarë, aty rriten 262 lloje shpendësh, 25 lloje gjitarësh, 29 lloje retilësh dhe amfibësh dhe bimësh si pisha butë dhe e egër, frashër uji, vërri, madje në kodër mund të gjeni edhe një pyll masiv dushku. Me një lokacion perfekt, thuajse në mes të Shqipërisë parku është lehtësisht i arritshëm nga veriu në jug.
PARK FALAS
Në hyrje të tij nuk do të gjeni tra për të bërë pagesën që zakonisht kanë parqet e mbrojtura në Shqipëri, pasi drejtori Ardian Koçi, i cili ka 10 vite në krye të parkut na shpjegon se, trau është mjet që i ka kaluar koha për të mbledhur të ardhura financiare. E në të vërtetë, sot në parqet më të mëdha në europë dhe botë, nuk përdoret trau, por nëpërmjet shërbimeve të tjera mundësohet mbledhja e parave që më pas i kalon administratës së parkut për mirëmbajtje të tyre. Ardiani e ka një zgjidhje si mund të arrihet kjo: nëse bizneset që operojnë në park, ngarkohen me taksë për përdorim të parkut, rrjedhimisht dhe turisti që konsumon te këto biznese, ngarkohet me një lloj taksë për hyrjen në park dhe kjo është më e pranueshme se sa të krijosh postobllok, si në repartet ushtarake që krijojnë dhe radhë të gjata makinash që kryejnë pagesën.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
