E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë, dyshohet se vuante nga depresioni, gjendet i vetëvarur në banesë 81-vjeçari

Një 81-vjeçar nga fshati Mërtish në Divjakë është gjendur i vdekur nga familjarët në banesë.

Policia e Divjakës njofton se i moshuari ishte vetëvarur në kushtet e rënda të depresionit. Sipas njoftimit zyrtar, viktima është shtetasi S. Q., 81 vjeç, i cili dyshohet se vuante dhe kurohej nga depresioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›