Divorci i bujshëm i "Gymyshit"

Songül Öden, e famshmja Gumus, më në fund është e lirë edhe nga procedurat e gjykatës pas divorcit që i bëri bashkëshorti i saj Canberk Uçucu. Martesa e tyre ka zgjatur vetëm 5 vite, nga viti 2007 e deri tani.
Siç thuhet, Canberk nuk ka mundur të kontrollojë xhelozinë e tij ndaj bashkëshortes pikërisht pas afërsisë së saj me aktorin e njohur Kivanc Tatlitug (Mehemet), partner në serialin Gymysh në të cilin aktrojnë së bashku, serial ky që u bë shumë i famshëm edhe në Ballkan dhe Lindjen e Afërt.
I nervozuar dhe në shumë stres për shkak të xhelozisë së tepruar, Canberk kishte deklaruar në media se do ta vrasë bashkëshorten e tij Songül Öden, transmeton BW. Për këto deklarata gjykata atij i kishte vendosur shtatë muaj dënim me burg, pesë vjet të mos i afrohet bashkëshortes, si dhe 5 mijë euro dënim në para për shkak të deklaratave qëllimkëqija.
Ndërsa pas divorcit, Songül Öden ka vijuar xhirimet e serialit amerikan ”Shtëpiake të dëshpëruara” versioni turk, dhe lirisht mund të fillojë lidhjen me kolegun dhe aktorin e njohur 51-vjeçar, Kerem Alisik, me të cilin po shoqërohet këto kohë. /Indeksonline/