E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizohet fototeka dhe ish-Arkivi i Partisë

Oliverta Lila

Rreth 100 mijë fotografi të realizuara nga viti 1878 deri më 1944, pjesë e fototekës së Arkivit të Shtetit do tu serviren studiuesve në mënyrë dixhitale. Nga ana tjetër, të njëjtit proces i janë nënshtruar materialet fotografike dhe regjistrimet që kanë qenë pjesë e Arkivit të Partisë

Oliverta Lila

Rreth 100 mijë fotografi, pjesë e fototekës së Arkivit të Shtetit do të jenë së shpejti të dixhitalizuara. Procesi që ka filluar një vit më parë, vazhdon ende. Janë fotografi nga vitet 1878 deri më 1944. Deri më sot, çdo studiues, në bazë të rregullave të institucionit ka punuar mbi origjinalin që ruhet në fondet e arkivit. Sipas specialistëve, përveçse një procedure më të koklavitur (që do të thjeshtohet përmes sistemit dixhital), shqetësimi kryesor ishte rreziku i një dëmtimi të vazhdueshëm të fotografive nga përdorimi. Ne do ti dixhitalizojmë të gjitha dhe me një program të veçantë do të jenë të disponueshme online në sallën e leximit. Çdo i interesuar do të mund të shohë materialin, pa pasur mundësi ta kopjojë apo përdorë kundër rregullave të institucionit. Sa më shumë që preken këto fotografi aq më shumë dëmtohen, prandaj ne duam ti dixhitalizojmë, shprehet Endrit Musaj, përgjegjës i sektorit audio-vizual në Arkivin e Shtetit. Fotografia më e hershme që ruhet në këtë fototekë është ajo e Hamz Kazazit, e vitit 1858, por që në fakt nuk është origjinali i realizuar nga Marubi. Të tjera fotografi nisin nga viti 1878, që përkon me Lidhjen e Prizrenit, për të vazhduar më tej deri në vitin 1944. Dixhitalizimi i tyre po bëhet në bazë të një skeme klasifikimi, ku dosjet janë ndarë në jetë politike, ekonomike, shoqërore dhe kleri, përfaqësuar me tri fetë kryesore. Është dixhitalizuar pjesa kryesore e fototekës, ajo që quhet jeta politike në Shqipëri, që nga viti 1878-1944. Është kjo kategori që kërkohet, është studiuar dhe shfrytëzuar më shumë nga studiuesit shqiptarë, tregon Musaj. Fototeka përfshin fotografi origjinale, të tjera të riprodhuara, negativë në xham, etj. Këto të fundit do të mbeten të fundit në këtë proces, për shkak të kërkesës së një teknologjie më të avancuar për skanimin e tyre. Megjithatë nuk do të jetë thjesht çështje muajsh hedhja në sistemin dixhital. Musaj nuk përcakton një limit kohor, por thekson se puna po vazhdon. Mes dosjeve të sistemuara në fototekë, gjen edhe nga ato që mbajnë shënimin: fotografi për tu restauruar. Përgjegjësi i sektorit audio-vizual shpjegon se janë fotografi që kanë nevojë ti nënshtrohen një procesi restaurimi për shkak të dëmtimit të tyre, ndoshta nga ruajtja në kushte jo të përshtatshme. Në përgjithësi, gjendja e fotografive është e mirë. Edhe ato që shfaqin dëmtime të vogla apo zbehje të ngjyrës, gjatë procesit të dixhitalizimit do të restaurohen dhe do të kenë një qartësi më të madhe se origjinali, thekson Musaj. Nga ana tjetër, pjesë e kësaj fototeke, për mungesë të informacioneve në pjesën e pasme të fotografisë apo të personazheve apo situatave të fiksuara, ka dosje me fotografi të paidentifikuara. Dixhitalizimi është një kërkesë që po shtrohet gjithnjë e më fort për fondet e trashëguara, si pasojë e një kërkese në rritje për shfrytëzimin e tyre.

Arkivi i shtetit - fototeka (22) Arkivi i shtetit - fototeka (21) Arkivi i shtetit - fototeka (20) Arkivi i shtetit - fototeka (19) Arkivi i shtetit - fototeka (18) Arkivi i shtetit - fototeka (17) Arkivi i shtetit - fototeka (16) Arkivi i shtetit - fototeka (15) Arkivi i shtetit - fototeka (14) Arkivi i shtetit - fototeka (13)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›