E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Faik Myrtajt: Berisha ka punë me fisin e 4 viktimave

TIRANE- Renato Myrtaj djali i Faik Myrtajt shprehet i dëshpëruar dhe bën me faj kryeministrin Berisha. Renato thotë se për këtë krim Berisha do të përballet me të gjithë familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedës.

“E prisja vendimin. Përderisa kryeministri dha urdhër, normalisht do i mbronte. Akuzoj kryeministrin dhe ish ministrin e Brendshëm, Lulzim Basha. Kryeministri mund të mbulojë shumë mirë Gjykatën por nuk ka mbuluar traditat tona të vjetra. Nuk do ërpballet vetëm me mnua por me të gjithë fisin. Nëse do të shuaj tërë fisin tim Aleksit, Ziverit e Faikut vetëm atëherë do qetëësohet. Unë kam jetuar dhe në shtete të tjera dhe këto po i shikoj vetëm këtu. E pabesuar. Më ka varrosur për së gjalli. ”- tha Renato në një prononcim telefonik për Tv A1 Report menjëherë pas vendimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›