E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Jakup Krasniqit pas vizitës me të atin: Janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër

PRISHTINË, 16 shtator/ATSH/ Djali i Jakup Krasniqit, Altini ka përcjellë një mesazh pas vizitës me të atin, duke thënë se ai falënderon shqiptarët për mbështetjen ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sapo përfundova vizitën me babin. Ai falënderon secilin shqiptar për mbështetjen që i është dhënë luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Duke folur për ish-krerët e UÇK-së, ai ka thënë se ata vazhdojnë të jenë të fortë dhe krenarë për veprimtarinë e tyre.

“Ata janë të fortë, krenarë dhe me ndërgjegje të pastër për veprimtarinë e tyre. Ky nuk është dënim për ta, sepse fitoren e tyre e kanë fituar në qershor të vitit 1999 dhe më 17 shkurt 2008”, ka deklaruar ai.

Sipas Krasniqit, vendimi ndaj tyre përbën dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës.

“Ky është një dënim për popullin dhe shtetin e Kosovës. UÇK-ja është dhe do të mbetet krenaria jonë”, ka përfunduar Altin Krasniqi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›