E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Lukashenkos takon Chavez me pistoletë në brez

Gazeta Shqip

Vogëlushi 8-vjeçar ka shoqëruar të atin në takimin me presidentin Hugo Chavez

Djali 8-vjeçar i Aleksandër Lukashenkos, i cilësuar si “diktatori i fundit i Europës”, ka harruar të linte pistoletën në shtëpi, kur ka shkuar për të vizituar bashkë me të atin, presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.

Mediat venezualiane kanë publikuar disa foto ku duket qartë se vogëlushi mban në brez një armë, dhuratë e të atit.

Vogëlushi ishte fotografuar me një pistoletë të larë me ar, edhe më herët gjatë takimit me ish-presidentin rus, Dimitri Medvedev. “Ja ku kemi një trim që do të marrë komandën pas 20 apo 25 vjetësh, ka thënë Lukashenko teksa i prezantonte të birin, presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez.

Lukashenko ka dy djem më të mëdhenj, Viktar dhe Dzmitry nga ish-gruaja e tij dhe një djalë të vogël nga një grua misterioze, siç shkruajnë faqet e shtypit ndërkombëtar. Muajt e fundit presidenti i Bjellorusisë ka marrë me vete 8-vjeçarin Nikolai thuajse në të gjithë takimet e tij jashtë vendit.

1 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Djali i Lukashenkos takon Chavez me pistoletë në brez burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›