E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Mlladic Im ate ne gjendje jo te mire shendetesore

Djali i Ratko Mlladicit tha se babai i tij ka pasur dy atake në zemër, ndërsa dora e djathtë e tij është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet.

Darko Mlladic, e ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Mlladic e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb.
 
Akuza kundër Mlladicit përfshin akuzën për gjenocid në masakrën e 8 mijë burrave dhe djemëve të rinj boshnjak në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›