Djali i Remzi Hoxhes Te ekstradohet Kumbaro

Familja e bizmesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha, i zhdukur para 16 viteve, kërkon nga drejtësia shqiptare që të ekstradojë në Shqipëri, ish-SHIK-asin Ilir Kumbaro, i akuzuar për rrëmbim dhe zhdukje të anëtarit të familjes së tyre.
Kërkesa e djalit të Remzi Hoxhës, Ardianit, është bërë nga Prishtina, vetëm pak ditë pasi është lajmëruar se më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, dhe ku pritet të vendosë për ekstradimin e ish SHIK-asit.
"Sot jemi këtu për të kërkuar nga drejtësia shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na dëshmojë se Shqipëria ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova”, tha Ardian Hoxha.
Ndryshe, z. Hoxha ka rikujtuar emrat edhe të 3 të akuzuarve të tjerë përveç Kumbaros, e që janë Arben Sefgjini, Budion Meçe dhe Avni Koldashi. Ai thotë se avokatët e Ilir Kumbaros me përkrahjen e individëve të caktuar të Qeverisë janë të interesuar që të vonojnë edhe më tej ekstradimin e tij.
"E vërteta shumë shpejt do të del është duke vazhduarë procesi gjyqësor e edhe ka dëshmi të gjalla të cilat janë të deponuara në prokurori që dëshmojnë se njerëzit që në atë kohë, në vitin 95, që kanë qenë në pushtet, e që janë edhe sot në pushtet, janë të përfshirë prej kokës e poshtë në këtë ngjarje”, tha Hoxha.
Në anën tjetër, më 21 tetor, kur bëhen 16 vjet që nga zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familjarët e tij do të organizojnë një protestë para ambasadës britanike në Prishtinë, ku do t’i bëhet thirrje që Kumbaro të ekstradohet në Shqipëri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama: Tryezë e përbashkët reformash
"Me Saliun, vetëm rritje cmimesh"
Mitrovicë, ekstremistë serbë sulmojnë një grua
Aksident në Thumanë, 2 persona humbin jetën
Tiranë, djali vret babanë
Dy amerikanë marrin Nobelin për Ekonominë