E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Zidane, ngritet te Reali

Enzo Zidane ka bërë ngritjen e tij të parë në karrierë si lojtar i Realit. Djali i Zinedine Zidane do të jetë pjesë e skuadrës së dytë të Realit, Real Madrid Castilla në edicionin tjetër.

Trajneri i juniorëve të Realit, Fernando Morientes e ka sygjeruar skuadrën e dytë të Realit që të marrë në skuadër Enzon pas paraqitjeve fantastike që kishte me juniorët madrilen.

18 vjeçari Enzo në edicionin tjetër thuhet se mund të bëjë paraqitje edhe në skuadrën e parë të Realit pasi që në disa raste lojtarët e Real Castillas janë paraqitur edhe për Real Madridin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›