E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i kishte ikur në Greqi për punë sezonale, 55-vjeçarja në Maliq ndërron jetë në banesë, gjendet pas disa ditësh nga vajza

Gjendet pa jetë një grua në fshatin Sheqeras të bashkisë Maliq

Sipas policisë, 55 vjeçarja Lavdie Daci kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë brenda banesës së saj

Ka qënë vajza e 55 vjeçares ajo që ka konstatuar vdekjen e nënës dhe ka lajmëruar menjëherë uniformat blu

Mësohet se gruaja jetonte bashkë me djalin e saj, i cili nje javë më parë ka shkuar në Greqi për punë sezonale ndërsa fëmijët e tjerë disa te martuar jetojnë në kryeqytet dhe në Greqi.

Grupi i hetimit ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrtare për shkaqet e vdekjes së 55 vjeçares

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të rastit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›