E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Djalin tim më shumë e takoj në burg se në liri”, Veliaj: Më hoqën ata që donin të më shihnin me pranga jo me lopatë në duar

Ish-kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj po mban fjalën e tij në Gjykatën Kushtetuese. 

Ai u ndal te djali i tij, ndërsa tha se më shumë e takon në burg se në liri., 

Në lidhje me shkarkimin dhe arrestimin, Veliaj tha se e hoqën nga puna ata që donin ta shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë. 

“Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar.”, tha Erion  Veliaj. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›