Dje, Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara
Festa
11 nëntori është dita e veteranëve në Shtetet e Bashkuara, një festë federale kur nderohet personeli ushtarak që ka shërbyer në të gjitha luftërat amerikane. Këtë vit është hera e parë që festohet festa e veteranëve, pasi trupat amerikane u larguan nga Iraku në dhjetor të vitit të kaluar. Këtë vit, po ashtu amerikanët kanë shansin të falënderojnë veteranët e Luftës së Dytë Botërore, numri i të cilëve po pakësohet me shpejtësi.
Është traditë, që Presidenti amerikan të vendosë sot një kurorë në Varrin e Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare të Dëshmorëve në Arlington. Në mbarë Shtetet e Bashkuara zakonisht ditën e veteranëve mbahen ceremoni të ndryshme. Nesër është ditë pushimi dhe zyrat federale janë të mbyllura me rastin e festës.
Për herë të parë Dita e Veteranëve u festua në vitin 1919 dhe ajo njihej fillimisht si Dita e Armëpushimit. Një vit më parë, më 11 nëntor të vitit 1918, në orën 11 u vendos armëpushimi mes Gjermanisë dhe forcave aleate. Britania e nderon 11 nëntorin si Dita e Kujtimit, me një minutë heshtje në orën 11 të ditës, sipas orës lokale.
Dje, Dita e Veteranëve në Shtetet e Bashkuara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip