Dje lirinë, sot inkurajimin
Ndër presidentët amerikanë, për shqiptarët në përgjithësi dhe për Kosovën në vecanti, Bill Klinton do të mbesë ashtu sic e quanin shumica e mediave të përbotshme kur mbante mandatin:"Planetari Klinton". Ai ishte protagonisti dhe vendimshtytsi kryesor për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe për goditjen historike të tërheqjes së Serbisë nga okupacioni mbi Kosovën. Shqiptarët e kësaj hapësire ballkanike, pas një shekulli ia dolën të krijonin një tjetër gjendje për veten dhe natyrisht shijuan se si mund të cliroheshin pakthyeshmërisht prej një shtetmbërthyerje dhe robërimi etnik. Ajo ndërhyrje e aleancës së madhe, krijoi një imazh të ri për kontributin principial të NATO-s, por edhe të raportit real që ajo mbart në thelbin e saj në emër dhe në shërbim të të drejtave universale të popujve dhe qytetarëve të kësaj bote. Në një farë mënyre të papërsëritshme, ish presidenti Klinton përmes këmbënguljes dhe vendosmërisë së vet ia arriti të shënonte një kazus nderues për sipërmarrjet e politikës globale, diplomacisë amerikane dhe sidomos asaj europiane. Ai protagonizëm I shquar I tij, bëri të mundur të clironte Ballkanin e sotëm prej mendësisë së vjetër, por njëkohësisht të dhuronte për ardhmërinë euroatlantike të hapësirës dhe shteteve ballkanike një kohë të re lirie.
Në këtë kuptim, sjellja, veprimi dhe udhërëfyerja politike e Bill Klintonit, u konsiderua dhe tashmë është bindje e shumëkujt se rezulton një kontribut largpamës. Ai ishte protagonisti I pazëvendësueshëm I lirisjelljes së një populli dhe njëherazi, pagëzues I një republike të re në Europë. Për këto motive dhe për arsyet e shumta të kësaj lidhjeje shpirtërore mes shqiptarëve dhe "planetarit" Klinton, populli I Kosovës, përjetoi dje një ngjarje të shprehjes së mirënjohjes së vet. Akte të tilla dhurohen rrallë në jetën e popujve, por mirënjohje të tilla meritojnë historibërës si Bill Klinton.
Ai në vitin 1999 u bë Presienti që vulosi lirinë e paklthyeshme të një populli, por edhe lirinë e bërjes së një shteti. Për këtë shkak, dimensioni i mirënjohjes si hero kombëtar, do të vinte natyrshëm, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë dhe për gjithë kombin shqiptar. Ai është vërtet heroi i lirisë së pashëmbëllt, por njëkohësisht është buri që meriton mirënjohje të pafundme institucionale. Dje në Prishtinë u shpreh në përmasë dhe thellësi një dnjenjë e madhe popullore dhe institucionale. Heroi shpirtëror I Kosovës dhe shqiptarëve, në emocionin e natyrshëm, nuk e humbi cilësinë e kontributorit të mëtejshëm. Në fjalën e tij para qytetarëve, por edhe në mjediset e institucioneve të larta shtetërore të Kosovës, ai dhuroi inkurajim dhe optimizëm të madh. Askush si Bill Klinton, nuk mund ta inkurajojë Kosovën dhe qytetarëinë, por sidomos qeverinë dhe elitën politike të vendit, në atë mënyrë, si e bëri "planetari", që tashmë është certifikuar përjetësisht si "Heroi Klinton".