Dje, nje vit nga vdekja e Trebicka
Tirane-Dje u mbush nje vit nga vdekja e Kosta Trebices, i cilesuar si deshmitari "kyc", i tragjedise se Gerdecit. Ai vdiq ne nje aksident me makine ne fshatin Lekas prane Voskopojes. Vdekja e tij aksidentale, shokoi opinionin publik shqiptar dhe ate nderkombetar, pasi vetem dy muaj para aksidentit fatal, Trebicka kishte denoncuar tregtine e municioneve nga Shqiperia drejt Afganistanit. Pas disa muaj hetimesh, te prokurorise shqiptare por edhe te sherbimit inteligjent amerikan FBI, u deklarua zyrtarisht se vdekja e Kosta Trebickes, ishte vetem nje aksident automobilistik, duke hedhur poshte cdo dyshim te mundshem per vrasje. Aksidenti me makine i biznesmenit Kosta Trebicka, nenshtetas amerikan, ndodhi mesditen e 13 shtatorit te vitit 2008. Dy fshatare lajmeruan policine se nje person i vdekur ndodhej disa metra larg nje makine, ne fshatin Lekas ne Korce. Pas verifikimit rezultoi se trupi i perkiste Kosta Trebickes, i cili muajt e fundit ishte shume prezent ne mediat shqiptare, duke shpjeguar edhe arsyet e tragjesise se 15 Marsit ne Gerdec. Pamjet e vendit te aksidentet, u shfaqen ne media, ku dukej trupi i Trebickes disa metra larg automjetit. Prane trupit te tij, u gjet pushka, te cilen ai e perdorte per gjueti, si dhe nje shpend i vrare ne gjueti. Pas ngjarjes, familjaret treguan se Trebicka kishte lajmeruar se po shkonte per gjueti ne Voskopoje, prej nga kishte edhe origjinen, vend te cilin e frekuentonte shpesh. Vdekja e Trebickes, ishte nje minus i madh per hetimet qe kishin nisur pas tragjedise se Gerdecit, ku nga shperthimi i fabrikes se municioneve, humben jeten 26 persona. Biznesmeni Kosta Trebicka guxoi i pari te denonconte tregtine e armeve te cilat dilnin nga Gerdeci.
L.K
L.K