Djegia e Kuranit viktima te reja ne Afganistan

Vetëm një ditë më parë, në protesta të ngjashme, në qytetin e Mazar-e Sharifit, u sulmua godina e OKB-së, ku mbetën të vrarë 14 persona, përfshi shtatë punonjës të organizatës.
Mëngjesin e sotëm, tre militantë humbën jetën ndërsa u përpoqën të sulmonin me eksploziv një bazë të NATO-s.
Me qindra persona u grumbulluan gjatë protestave të sotme në Kandahar, i vunë flakën makinave, ndërsa shtëllunga tymi u ngritën në ajër dhe u dëgjuan të shtëna.
Talibanët lajmëruan në një komunikatë se nuk i kanë organizuar këto zhvillime të fundit, ndërsa shtuan se ato janë veprime spontane të zemërimit të njerëzve.
”Talibanët nuk asnjë lidhje me këtë, është një akt i pastër i muslimanëve të përgjegjshëm”, deklaroi zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid. “Të huajt tërhoqën mbi vete tërbimin e afganëve, duke i vënë flakën Kuranit”.