E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e gomave për 1 maj do të dënohet

Ndezja e zjarreve pa kontroll ka vënë në rrezik jetën dhe shëndetin e njeriut, pasurinë private dhe shoqërore, si dhe ka degraduar mjedisin tonë edhe ashtu në gjendje jo të mirë.

Ndezja e gomave në ambient të hapur liron dyoksinën dhe materie tjera të rrezikshme.

Dyoksina dhe oksidet e tjera që lirohen nga djegia e gomave dhe materieve tjera shkaktojnë probleme serioze shëndetësore, si dëmtimin e organeve të frymëmarrjes, kancerin e mushkërive, dëmton lëkurën duke shkaktuar edhe shumë probleme të tjera shëndetësore.

Ligji për mbrojtjen e ajrit ndalon rreptësisht djegien e gomave. Me ligj dënohet çdo person që kryen një veprim të tillë.
Ndezja e zjarreve të tilla, veçanërisht gjatë ditës së nesërme, bart me vete pasoja të mëdha për mjedisin. Vazhdimi i një praktike të tillë, është e pakuptimtë dhe e dëmshme për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj.

Njoftohet se janë të angazhuar të gjithë, Ministria e Mjedisit, Policia e Republikës së Kosovës, si dhe inspektorët për vëzhgimin e territorit. Kushdo që zihet ose dëshmohet se ka ndez zjarre/goma do të dënohet.

Janë shpeshtuar rastet kur, nga pakujdesia, nga këto zjarre të pësojnë fëmijët, si dhe të digjen me mijëra hektarë pyje./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›