E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemte kujdesen per vajzat Banoret te lodhur nga prova e mbremshme

Djemte kujdesen per vajzat duke i bere masazh ku Liami i ben masazh Oles ndersa Edi-Gertes. Tani i shikon dhe thote jane keto masazhe delikate Qenkan lodhur shume vajzat. Banoret fillojne te zgjohen nje e nga nje packa se eshte mesdite. Ata kane ndenjur gjithe naten zgjuar ne pritje te vezeve nga pulat por pritja ka qene e kote gjate nates.

Ata bisedojne per naten e tyre te pagjume dhe pritjen e kote te nje veze. Ermali eshte ai qe e ka gjetur vezen ne mengjes por ata nuk e dine se pula e kujt e ka bere dhe hedhin supozime mbi kete gje. Liami thote se po te kishin qene me taktik do ta kishin patur nje veze shume me shpejt ne kohe.

Ata shprehen se jane te lodhur nga prova dhe nga qendrimi jashte. Liami shprehet se po te mos kishte rene shi ata do ta kishin pasur shume te lehte qendrimin jashte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›