E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djemtë rreth Valonit

18/03/10 19:52

Klodi, Jetmiri dhe Kika janë mbledhur rreth Valonit për ti qëndruar pranë pasi ai është i sumurë. Ndërkohë ata shfrytëzojnë rastin të bisedojnë e të bëjne shaka. Jetmiri i thotë Kikës dhe Klodit se ata të dy janë bashkmoshatarë dhe Kika i përgjigjet që Jetmiri është njëzet e pesë vjeç, por duket si tridhjetë e pesë. Jetmiri thotë mua të më vish anës ti dhe Kika i përgjigjet që nuk ka pse ti shkojë as anash as përballë, duke e kthyer në shaka. Ata konstatojnë që më i madhi në shtëpi është Edi. Klodi shprehet me shaka se ka disa persona që janë më të vegjël në moshë, por janë më të pjekur pasi i ka mësuar jeta dhe Jetmiri e merr sikur Klodi i është drejtuar atij dhe i thotë se nuk ka gjetur fushë me lule në emigracion. Kika hidhet e thotë që ata që kanë jetuar jashtë vetëm ankohen, ndërsa të tjerët duket sikur i kanë patur gjërat shumë të thjeshta. Klodi shprehet se nuk është ankuar, por thjesht ka treguar realitetin dhe ata që nuk e kanë provuar emigracionin nuk mund ta dinë pasi nuk e kanë përjetuar. Kika shprehet se ai nuk e mohon që emigrantët kanë jetë të vështirë por as këtej nuk është më mirë. Klodi shton se ata nuk kanë shpikur dhe as nuk janë ankuar për ti bërë të tjerët të kenë mëshirë për ta. Jetmiri nervozohet dhe i thotë Kikës që ai nuk e di arsyen pse ai është detyruar të largohet nga Shqipëria dhe duke qënë se Kika i thotë tia tregojë, Jetmiri shprehet se ai ka ikur në kohën e luftës pasi jeta nuk ishte e sigurt në vendin e tij. Kika përgjigjet se mendon se janë më të fortë ata që kanë mbijetuar duke qëndruar këtu. Klodi dhe Jetmiri e kundërshtojnë këtë hipotezë të ngritur nga Kika. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›