Djourou: Nuk kam frikë nga Messi

Mbrojtësi i Arsenalit, Johan Djourou, thotë se ai nuk ka frikë nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
“Barcelona është një ekip i shkëlqyeshëm, por nuk është vetëm te Messi. Ai ka një ndihmë të madhe nga lojtarë si Xavi dhe Iniesta, prandaj ne duhet të fokusohemi në grup. Ne duhet të qëndrojmë prapa tyre dhe të jemi të bashkuar. Kështu mund të bllokojmë hapësirën për të”.
“Nuk ka nevojë të keni frikë nga Messi. Nëse do të kisha frikë, nuk do të luaja. Duhet të jeni të kënaqur, jo të frikësuar. Është e vërtetë se Messi është i mirë në duelet një në një por si grup është vështirë të mposhtemi”, ka thënë Djourou.