E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do copëtonte Stone, burg përjetë

Dy persona janë gjykuar në Britaninë e Madhe për shkak se ideuan vrasjen e këngëtares angleze Joss Stone, me metoda makabre.

Kevin Liverpool, 35 vjeç dhe Junior Bradshow, 32, të dy nga Mançesteri, ishin arrestuar nga policia vitin e kaluar pas disa sinjalizimeve të fqinjëve të këngëtares.
Ata silleshin vërdallë vilës së Joss, në Devon, duke kërkuar informacione për këngetaren, hapur dhe pa rezerva.

Kur policia kishte kontrolluar automjetin e tyre, kishte gjetur një arsenal armësh të ftohta, mes të cilave: thika të ndryshme, çekiçë, ngjitëse për të mbyllur gojën dhe madje një shpatë samurai.  Kishte gjithçka që duhej që dy të rinjtë të realizonin planin e tyre të marrë, që konsistonte në rrëmbimin e yllit të muzikës soulpop, copëtimin e trupit të saj dhe hedhjen në lumë.

Motivi për këtë urrejtje të madhe? Dy djemtë me ngjyrë nuk toleronin miqësinë e Stone me anëtarët e familjes mbretërore, sidomos me William dhe Kate, të cilët e kishin ftuar në dasmën e tyre.

Fanatizmi në fjalë ka bërë që gjyqtarët të mos tregohen fare tolerantë, transmeton BW. Liverpool është dënuar me burgim të përjetshëm, me detyrimin për të shlyer në burg të paktën 10 vjet e tetë muaj. Ndërsa për Bradshaw vendimi është shtyrë, por pritet të jetë i ngjashëm. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›