E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do helenizoj Himarën", Meta për deklaratën e Belerit: Ai ka për detyrë të mbrojë pronat në bregdet, nisur nga ato të Petrit Vasilit në Vuno

"Do helenizoj Himarën", Meta për deklaratën e Belerit:

Deklarata e kandidatit të “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, se do të “helenizojë” Himarën ka ngjallur reagime të forta në politikë dhe jo vetëm.

I pyetur lidhur me këtë, kreu i koalicionit Ilir Meta tha se Beleri ka reaguar tashmë duke e përgënjeshtruar. Meta tha se Edi Rama e sulmon Belerin për shkak se “është i trembur nga humbja”.

Në emisionin “Opinion”, Meta tha se Beleri ka për detyrë të mbrojë pronat e himariotëve, nisur nga ato të Petrit Vasilit që është nga fshati i Vunoit.

“Nxirreni edhe përgënjeshtrimin që ka bërë zoti Bejleri. ǒpunë ka Edi Rama që ndërhyn në Mal të Zi, në Turqi. Gabim e kanë edhe partitë greke që ndërhyjnë në Shqipëri. Bejleri ka vetëm një detyrë që të mbrojë pronat e të gjithë himariotëve, që nga Petrit Vasili që është nga Vunoi. Ai ngaqë është i tmerruar nga humbja e Himarës dhe e gjithë qarkut...”, deklaroi Meta.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›