E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Do i ulim dritat qeverisë”/ Berisha bën paralajmërimin e fortë, tregon skenarin e Ramës

Ish kryeministri Sali Berisha, me tone të ashpra ka bërë me dije se opozita do të vazhdojë betejën e saj në parlament.

Ai thekson se nëse herën e kaluar i ulën dritat parlamentit, në vijim do t’i ulin dritat qeverisë dhe do t’i japin vendin që meriton.

“Në rast se herën e shkuar ulëm dritat e Kuvendit, tani do të ulim dritat e qverisë dhe do t’i japim vendin që meriton”, tha Berisha

Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ka zbuluar skenarin e Ramës për të asgjësuar opozitën.

“Sot Edi Rama opozitën njësoj si Enver Hoxha e ka shpallur armike  dhe armike për ta zhdukur natyrisht jo me plumba, armë zjarri, por me plumba të tjerë asgjësues në mënyrë ta vendosë në kontrollin e tij të plotë.

Sot diktatura e Edi Ramës kontrollon votën në shkallën më të madhe që i duhet atij me makinerinë gjigante të frikës së qytetarë, me falangat e patronazhistëve, me vrasësit serialë të bandave ai kontrollon vulllnetin e shqiptarëve.

Të gjitha këto kanë një synim zhdukjen e opozitës. Të gjitha votat që grabit i konsideron plumba për opozitën”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›