E Martë, 3 Nëntor 2026

”Do iki për peshk”, të pasionuarit e peshkimit nga Kosova e Shqipëria mblidhen në Gramsh

Gramshi priti më shumë se 35 të pasionuar pas peshkimit, ku falë bashkëpunimit të bashkisë Gramsh dhe Federatës Shqiptare të Peshkimit Sportiv, u bënë bashkë nga Shqipëria e Kosova.

“Do iki për peshk” ishte aktiviteti që kulmoi me Kupën e Shqipërisë në Peshkimin me Tapë, ku morën pjesë klube të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Pasioni i djemve dhe dashuria për këtë lloj sporti që ka vite tashmë që federata kombëtare e peshkimit ka aktivitete dhe kampionate pa fund të të gjitha llojeve të peshkimit ky është viti i parë dhe është një nisëm shumë e bukur për të vazhduar,” tha një nga pjesëmarrësit.

Për kryebashkiakun e Gramshit, Besian Ajazi, kjo është një mundësi shumë e mirë për promovimin e kulturës, traditës, gastronomisë dhe atraksioneve turistike e historike të zonës.

“Bashkia Gramsh i ka mbështetur dhe do  ti mbështesë gjithmonë aktivitete të tilla, aktivitete që kanë të bëjnë jo vetëm me pasionin e gjithsecilit por aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e qytetit,” tha kryebashkiaku.

Ky është vitit i tretë që në Gramsh realizohet një aktivitet i tillë, por kjo ishte hera e parë që Kupa e Peshkimit me Tapë realizohet në liqenin e Banjës.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›