E Diel, 1 Nëntor 2026

"Do keni rreziqe kolosale", Rusia paralajmëron pas vendimit të SHBA për avionët F-16 në Ukrainë

"Do keni rreziqe kolosale", Rusia paralajmëron pas vendimit

Vendet perëndimore do të përballen me "rreziqe kolosale" nëse furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë F-16, sipas zëvendësministrit të Jashtëm rus Alexander Grushko, i cili citohet nga agjencia ruse e lajmeve TASS.

Ai pason njoftimin se SHBA do të lejojë aleatët perëndimorë t'i japin avionë Ukrainës, si dhe të lehtësojnë programet e përbashkëta të trajnimit aleat për trupat ukrainase.

"Ne shohim se vendet perëndimore po i përmbahen ende skenarit të përshkallëzimit. Ai përfshin rreziqe kolosale për vetë ato", citohet të ketë thënë Grushko. “Në çdo rast, kjo do të merret parasysh në të gjitha planet tona dhe ne i kemi të gjitha mjetet e nevojshme për të arritur objektivat që kemi vendosur.

Shtetet e Bashkuara thanë se do të lejojnë aleatët e saj perëndimorë të furnizojnë Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar, përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.

Këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se presidenti Joe Biden "informoi homologët e tij të G7" për vendimin në samitin e bllokut në Japoni dje.

Trupat amerikane do të trajnojnë gjithashtu pilotët e Kievit për përdorimin e avionëve, tha Sullivan. Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë të avancuar dhe presidenti Volodymyr Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një "vendim historik".

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›