Do përdoreshin në një ngjarje kriminale? Policia e Vlorës sekuestron dy makina të vjedhura dhe…

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale teksa ka sekuestruar dy automjete të vjedhura dhe lëndë djegëse.
“Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në informacione operative të siguruara më parë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në aksin rrugor dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, për dy automjete që dyshohej se do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje kriminale”, njofton policia.
Bëhet fjalë për:
-një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
-një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja; si dhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
“Automjetet dhe provat e tjera të sekuestruara po i nënshtrohen ekzaminimeve shkencore.
Grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe dokumentimin e autorësisë”.