Do ta shihni se kush jam

Blerim Xhemajli ka për të treguar ende tek Napoli. Mesfushori shqiptar thotë se populli napolitan nuk e di ende se kush është në të vërtetë përfaqësuesi zviceran.
Deri tash, trajneri Walter Mazzarri nuk i ka dhënë minutazh të mjaftueshëm, por 25 vjeçari thotë se do ta demonstrojë shumë shpejt se çfarë cilësish posedon.
“Nuk e keni parë ende Xhemajlin e vërtetë. Jam I vetëdijshëm se deri tash nuk e kam dhënë më të mirën, por shumë shpejt do ta demonstroj vlerën time”, ka thënë Xhemajli për mediat italiane, i cili është transferuar në Napoli gjatë verës që shkoi, nga Parma.
Duke e pasur parasysh se ekipi italian ka mesfushë të ngjeshur dhe mjaft cilësore, ish futbollisti i Boltonit e Torinos nuk ka pasur minutazh të madh.