E Enjte, 5 Nëntor 2026

Do të largohej nga Shqipëria së shpejti/ Kjo është 25 vjeçarja që u vra në oborrin e banesës nga shoferi i droguar

Vajza në foto është 25 vjeçarja, Marjana Seitaj që mbeti e vrarë nga një shofer i droguar në oborrin e banesës së saj në Tiranë.

Shoferi që rezultoi i dehur me lëndë narkotike humbi kontrolin e mjetit dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë së familjes së të resë në Kombinat.

Fati tragjik i preu jetën në mes 25-vjeçares e cila ishte martuar vetëm pak ditë më parë, dhe për disa ditë të tjera do të zhvendosej në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›