E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Do të largohem, mirupafshim”/ Stine bën gati valixhet, Iliri përlotet, cili ishte plani i banorit

Një situatë e pazakontë ndodhi pasditen e së dielës në shtëpinë e Big Brother.

Stine, në një moment, zgjodhi të merrte valixhen e tij dhe i tha pjesës tjetër të shtëpisë se dëshiron të largohet.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të banorëve të tjerë, ku disa prej tyre u munduan ta ndalonin, ndërsa disa të tjerë e takuan.

Nga ana tjetër Iliri u përlot, por më pas Stine tregoi të vërtetën se çdo gjë ishte vetëm një lojë nga ana e tij.

“Mos bëj më kështu shakash”, u shpreh Iliri i përlotur, ndërsa ishte Stine ai që e qetësoi duke e përqafuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›