E Diel, 1 Nëntor 2026

“Do të ndikojë në uljen e kostove për operatorët”/ Karakaçi: Kompensim për naftën dhe subvencion shoqërive të transportit

Qeveria ka miratuar një vendim për subvencionimin e shoqërive të transportit publik, me qëllim mbështetjen e operatorëve për përballimin e kostove të karburantit.

Ministri Enea Karakaçi deklaroi se masa parashikon kompensim për naftën në vlerën 50 lekë për çdo litër të konsumuar nga subjektet e transportit.

Sipas tij, vendimi synon të lehtësojë barrën financiare të kompanive të transportit, të cilat prej kohësh kanë kërkuar mbështetje për shkak të rritjes së kostove operative.

“Ky subvencion do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostove për operatorët dhe në stabilizimin e shërbimit të transportit publik”, tha ia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›