“Do të vë të lash banjot”, fermerët sfidojnë Valerin: Nuk bëjmë asnjë punë, edhe sikur të shkojmë në nominim

Zgjedhja e Valerit si kryeferme nuk është pritur edhe as mirë nga pjesa tjetër.
Fermerët refuzojnë që t’i binden Valerit për punët e shtëpisë.
I pari që e ka refuzuar ka qenë Dijonisi. Ai pranoi të shkoj për të jetuar në shtëpinë e fakirit, madje edhe në nominim, vetëm që të mos i bindet urdhrave të Valerit
“O Valer po ku je të marrtë dreqi. A i ke hequr zilet? Është duke menduar se çfarë intrigash të bëj. Shiko si i ka hyrë vetja në qejf. Unë kam qejf mos bëj asnjë lloj pune e të rri tek shpia e fakirave, nuk e kam problem. Deri në fund do rri tek fakirat dhe ty nuk të binden. Pasha zotin, nuk kam për të bërë asnjë punë, deri në nominim të shkoj”, tha Dijonisi.
Pas tij, kanë kundërshtuar edhe dy fermerë të tjerë, Mariana dhe Flori
“Asnjë gjë nuk do bëj unë Valer, deri të premten do rri shtrirë, do kënaqem”, deklaroi Mariana.
“Mos më kopjo lojën. Nuk do bëj asnjë punë”, shtoi Flori.
Por për këta dy të fundit, Ditea ka shprehur skepticizëm, me argumentin që edhe sikur të duan, Flori dhe Mariana nuk rrinë dot pa punë.
“Nga ju të dy nuk e besoj, nuk u lë krimbi” tha Ditea./vizionplus.tv