“Do t’ju vrasim”/ Çfare ju thuhej të ndaluarve serbë në qendrat e UÇK-së

Gjatë leximit të aktgjykimit, trupi gjykues paraqiti gjetjet që, sipas tij, lidhen me trajtimin e personave që u mbajtën në qendrat e ndalimit të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.
“Trupi gjykues konstatoi se shumë anëtarë të UÇK-së i keqtrajtuan fizikisht personat e ndaluar. Në disa raste, të ndaluarit detyroheshin të rrihnin njëri-tjetrin.
Anëtarët e UÇK-së u shkaktuan të ndaluarve edhe vuajtje psikologjike dhe, në shumë qendra ndalimi, atyre u thuhej se do të vriteshin.
Gjykata konstaton se këto veprime tregojnë të paktën se personat e përmendur në aktgjykim synonin t’u shkaktonin atyre dhimbje fizike” tha Smith.