E Martë, 3 Nëntor 2026

Do u shiste grupeve kriminale mina me telekomandë, kapet 24-vjeçari në Lezhë

Parandalohen ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.

Policia e Lezhës njofton se ka prangosur një 24-vjeçar, i cili dyshohet se do u shiste  grupeve kriminale mina me telekomandë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›