E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dobësimi i euros/ Ministrja e Financave: Vjen nga rritja e remitancave dhe investimeve të huaja

Ministrja e Financave dhe Ekonimisë, Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme ka treguar shkaqet e dobësimit të euros.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve mbi rënien në nivele rekord të monedhës evropiane, Ibrahimaj tha se kursi i këmbimit në Shqipëri vepron në bazë të kërkesë-ofertës.

 “Kur analizojmë efektin e zhvlerësimit të lekut, pozitiv dhe negativ ne e analizojmë atë në tërësi dhe sigurisht, jemi në kontakt për të dëgjuar shqetësimet e të gjithë eksportuesve.

Jo më larg se javën e ardhshme ne do të kemi një takim specifik për këtë çështje. Por, ne kemi vendosur që të kemi një kurs fleksibël të këmbimit.

Nëse do të shohim performancën e ekonomisë shqiptare, në krahasim me performancën e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, e cila ka një farë përcaktimi të kursit të këmbimit. Shqipëria ka pasur një performancë shumë të mirë dhe një nga elementët ka qenë edhe ky”, u shpreh Ibrahimaj.

Sa i përket forcimit të lekut, si pasojë e dobësimit të euros, Ibrahimaj shpjegoi se kjo vjen si rezultat i rritjes së investimeve, remitancat dhe tuzimi në vendin tonë.

“Pjesa më e madhe e bizneseve, përfshirë bizneset eksportuese, gjatë vitit të kaluar, ku leku është zhvlerësuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj euros, kanë pasur një performancë fitimi pozitiv, ndjeshëm më të lartë se në 2021, kur leku ka qenë më i dobët.

Sigurisht që zhvlerësimi i euros dhe forcimi i lekut është i lidhur me hyrjet e të ardhurave që kemi pasur gjatë këtij viti.

Kemi pasur në vitin 2022 një sezon turistisk shumë të lartë. Kjo ka bërë që hyrjet e kapitalit të jenë më të larta. Viti 2022, ka qenë një vit ku investimet e huaja janë rritur. Ndikim pa pasur edhe nga rritja e remitancave”, theksoi ajo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›