E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Doctor Honoris Causa” për Komandantin Suprem të NATO-s dhe të Forcave Amerikane në Europë

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Gjeneral Christopher Cavoli, Komandant Suprem i NATO-s dhe i Forcave Amerikane në Europë u nderua sot me titullin “Doctor Honoris Causa”, në një ceremoni të veçantë në Universitetin Europian të Tiranës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo ceremoni, ndërsa shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për “kontributin jetik, të këtij miku të Shqipërisë dhe shqiptarëve, për mbrojtjen e lirisë dhe sigurisë në Europë dhe veçanërisht për vëmendjen e kushtuar ndaj Europës Juglindore brenda Aleancës”. “Vijojmë me një javë intensive takimesh në kuadër të Presidencës shqiptare të Kartës së Adriatikut, e cila mbledh në Tiranë krerët e Forcave të Armatosura të SHBA dhe të vendeve të rajonit”, tha ministri Vengu. /m.m/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›