E Diel, 1 Nëntor 2026

Doda-Tahirit Varesh te palma nese i afrohesh kryeministrise

Te tjera rreth shkrimit VIDEO- Ja debati Ka kaluar jashte vemendjes se medias pjesa e fundit e debatit Opinion ne Klan te Blendi Fevziut sherri ne studio mes Sajmir Tahirit deputet i PS dhe Mesila Dodes deputete e PD. Perfaqesuesja e maxhorances i deklaron ne salle deputetit opozitar se nese do te guxoje edhe njehere te afrohet te kryeministria per te dhunuar institucionet ai do te varet te palmat atje. Deklarata shokuese e perfaqesueses se PD ne fakt nuk eshte nje risi. Disa kohe me pare ka qene kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli qe i ka thene nje zyrtari socialist se meritonte plumbin ballit. Shqiptarja.com sjell me poshte debatin e zhvilluar mes Saimir Tahirit dhe Mesila Dodes.

Saimir Tahiri Kemi te bejme me nje dimension kriminal te cilin qytetaret po e paguajne me keqqeverisjen ne kurriz te atyre 4 qytetareve qe humben jeten ne 21 janar.
Mesila Doda Une dua tju rikujtoj faktin se lapsusi i permendur rreth gjysem ore me vone pasi ndodhi ngjarja ne daten 21 janar ishte nje bisede mes prokurores se pergjithshme dhe drejtorit te policise. Pra lapsusi per te cilin eshte folur ne shkresen qe prokuroria coi per fletearrestet dhe e permendur nga Edi Rama gjysem ore me vone. Gje qe ne e kemi deklaruar dhe denoncuar si nje prove flagrante bashkepunimi mes organit te akuzes dhe Partise Socialiste. Sot smund te heshtim per kete bashkepunim dhe te vazhdojme te bejme sikur sdime asgje. Jo institucionet nuk kane bere punen e tyre.
Saimir Tahiri Po FBI eshte pjese e bashkepunimit Departamenti i Shtetit eshte pjese e pucit. FBI eshte pjese e pucit
Mesila Doda Ne kemi kerkuar qe institucionet te bejne punen e tyre. Pikerisht se institucionet duhet te bejne punen ne po ndjekim gjithe rrugen ligjore qe duhet te ndiqet sepse ne do te respetojme institucionet. Ne respektuam vendimin e gjykates si dhe pretencen e dhene ne paradhenie nga ana e prokurorise. Nga ana tjeter ne kemi vendosur nje standard te respektimit te institucioneve.
Saimir Tahiri Jeni ne gjendje te shprehni gadishmerine tuaj per te denuar pergjegjesit A ia thua qytetareve qe je e gatshme te denohen urdheruesit
Mesila Doda Une te jap nje siguri dy siguri sot zoti Tahiri ketu do te kete hetime te metejshme dhe ata njerez qe shkuan mish per top do te hetohen deri ne fund ata dhe organizatoret. Siguria e dyte diten tjeter qe do te te shkoje mendja te shkosh ne kryeministri ti do te varesh te ato palmat atje. Kete po ta jape une. Ti vete se bashku me kryetarin tend. Provo dhe shko e ver dor te institucionet. Ti do te varesh te palmat atje
Saimir Tahiri Ouuuu me ca sigurie e thua ti kete
Mesila Doda Nuk duroj dot si qytetare keto mostra mostra qe kane 50 vjet qe degjenerojne kete shtet. Ti nuk e ben dot me. Ju qe i coni njerezit mish per top kjo kohe ka mbaruar. Nuk e beni dot kete mish- mash
Saimir Tahiri Po ske faj ky eshte mentaliteti juaj... Sperballoj dot nje deklarate nga nje perfaqesuese e mazhorances qe thote do varesh ne palma...por eshte teresisht mentaliteti qeverises qe i mori jeten atyre njerezve ne 21 janar.
Mesila Doda Diten qe do vendosesh ti harroje dhe njehere qe cunat e bllokut te bejne mish- mash kete vend. Degjoje Sajmir Tahiri me presion nuk e ben dot kete gje. ah/Shqiptarja.com/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›