E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dodik: Republika Srpska nuk mund të shkëputet nga Bosnje dhe Hercegovina

Milorad Dodik ka folur me tone të buta në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, pas disa muaj kërcënimesh se Bosnje-Hercegovinën po e pret një periudhë shumë sfiduese.

Në fjalimin e tij, ish-presidenti i entitetit të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Serbe u ndal te disa çështje aktuale politike, ndër të cilat edhe për mundësinë e ndarjes së shtetit boshnjak dhe bashkëpunimin me vendet e huaja, shkruan klix.ba.

“Politika jonë ndaj BE-së mbetet shumë skeptike dhe politika e tyre bazohet në trajtimin e pabarabartë të RS-së. I hedhim poshtë aktivitetet e (komisares evropiane për zgjerim) Marta Kos (e cila dje vizitoi Bosnje-Hercegovinën), e cila pretendon se RS ka plan apo po zbaton secesion. RS nuk mund të zbatojë secesion (ndarje) dhe ajo është palë kontraktuese e një marrëveshjeje ndërkombëtare, dhe mund vetëm të tërhiqet nga ajo”, theksoi ai.

Duke folur për Planin e Rritjes, si një nga kushtet për vazhdimin e rrugës së Bosnje-Hercegovinës drejt BE-së, ai vlerësoi se ky plan është pothuajse i pamundur të miratohet. Në fakt, ai theksoi nën cilat kushte mund të miratohet.

“Plani i Rritjes ka 133 pika dhe pothuajse 700 vërejtje, dhe pothuajse askush nuk e di çfarë është ai. Do ta vendosim këtë çështje në rend dite, dhe nëse është në interes të RS-së, do të miratohet, nëse jo, do të hidhet poshtë”, tha Dodik.

Ai theksoi gjithashtu se SNSD do ta japë qëndrimin e vet për zgjedhjet e parakohshme për presidentin e entitetit pas mbledhjes së Kuvendit Popullor të RS për këtë çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›