E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat deshtuan ne zhdoganimin e cigareve per 2007-n

Administrata doganore deshtoi ne zhdoganimin e artikullit cigare, produkt qe i perket grupit te mallrave me akcize. Ne vitin 2007, doganat shqiptare kane zhdoganuar 750 tone cigare me pak ne krahasim me vitin 2006. Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Perparim Dervishi, e ka justifikuar kete situate me faktin e stogjeve te krijuara qe nga viti 2006 nga importuesit si dhe faktoreve te tjere. Keto te dhena u bene publike nga kreu i DPD-se, Dervishi, gjate prezantimit te raportit vjetor per vitin 2007, per arketimin e te ardhurave doganore. Sipas te dhenave, doganat shqiptare kane humbur 2 per qind ne arketim edhe per shkak te zhvleresimit te lekut kundrejt dollarit, por kryesisht kundrejt euros. Por, sipas Dervishit, administrata doganore e ka mbyllur me sukses vitin 2007 duke realizuar planin e te ardhurave ne masen 102 per qind dhe duke arketuar ne buxhetin e shtetit 92 miliarde e 932 milione leke ose 16 per qind me shume se viti 2006. Sipas Dervishit, "gjate vitit 2007 u arketuan rreth 1 miliard e 645 milione leke me shume se plani i rishikuar, i cili ne muajin korrik u rrit me 6 miliarde leke, si dhe 12 miliarde e 760 milione leke me shume se gjate vitit 2006, me nje rritje prej 16 per qind ose 150 milione dollare me shume". Sukses ne realizimin e te ardhurave eshte arritur edhe ne zhdoganimin e mallrave te akcizes. Per 2007-n u zhdoganuan rreth 413.336 tone karburante nga 337.404 tone te zhdoganuara ne 2006-n, me nje rritje prej 55.932 tone, ose 16 per qind me shume. Gjithashtu u zhdoganuan edhe rreth 6.281 tone kafe, nga 5.442 tone te zhdoganuara ne vitin 2006, me nje rritje prej 446 tone, ose 8 per qind. Rritje te zhdoganimeve kishte edhe per artikullin birre, ku gjate vitit 2007 u zhdoganuan rreth 29.481 hektolitra nga 22.646 te zhdoganuara ne vitin 2006.

14 Janar 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›