E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat ne krize, humbasin 35 milione usd

Administrata doganore deshton plotesisht ne realizimin e planit per vitin 2009. Te dhenat e fundit zyrtare tregojne per nje mosrealizim te ardhurash ne masen e rreth 35 milione dollareve, pasoje e krizes ekonomike qe perfshiu shume kompani private.
Deshtimi do te ishte edhe me i madh, ne rast se dogana nuk do te kishte perdorur gjeresisht mimet reference mbi mallrat e importit. Duke i pare rezultatet per do takse, duket qarte se perdorimi i referencave, aq shume i kundershtuar nga biznesi, ka zbutur krizen te te ardhurat. Sipas statistikave, importet kane rene me rreth 10 per qind, kurse te ardhurat ne krahasim me 2008-n jane rritur me 2-3 per qind, duke faktuar se “suksesi” eshte merite e referencave, model qe godet bizneset dhe i kundershtuar nga Bashkimi Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›