E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dogji dy automjetet e xhaxhait të tij, shpallet në kërkim 30-vjeçari në Tiranë

Një 30-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë natës i ka vënë zjarri dy automjeteve.

Sipas policisë, automjetet ishin të parkuara në oborrin e shtetasit 66-vjeç, xhaxhai i të riut.

Mësohet se 30-vjeçari ka djegur dy automjetet e xhaxhait të tij, për motive pronësie. Ndërkohë autoritetet po punojnë për kapjen e të riut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›