E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokle: Grevistt t patundur n qndrimin e tyre

Deputeti socialist Namik Dokle shprehu sërish sot shqetësimin e tij për përkeqësimin e gjendjes së grevistëve, të cilët prej 10-ditësh janë futur në grevë urie në shenjë proteste për mostranparencën e procesit zgjedhor të 28 qershorit të vitit të kaluar.

Megjithatë, sipas Dokles, morali i grevistëve mbetet i lartë dhe i patundur, ndërkohë që zgjidhja e krizës politike mbetet hapja e kutive.

"Qeveria vazhdon të jetë e shurdhër dhe kjo është shumë e rrezikshme",u shpreh Dokle.

Ndërkohë sot ka shkuar në 18 numri i personave që kanë lënë grevën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›