E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar trash kunder Obames

Me synimin për të sulmuar presidentin Obama me teori imagjinare mbi fëmijërinë e tij, del në internet një film me të vërtetë i marrë me titullin “Ëndrra nga Babai i Vërtetë”.

Sipas filmit në fjalë, babai i vërtetë i Obamës nuk ishte një sduent nga Kenia, por Frank Marshall Davis, një gazetar amerikan zezak dhe militant komunist.

Një hipotezë kjo, me siguri e bazuar në asnjë provë, por që hedh poshtë hipotezën që presidenti i parë me ngjyrë të ketë lindur në Afrikë, siç deklarojnë prej vitesh fansat e Tea Party.

Me pak fjalë, ky film, në vend që të diskretitojë Obamën, ka Zgjedhjet ne SHBAObama mbështet gay-t, sulmon Romney-nObama sulmon Romney për punësiminSHBA, Ron Paul ndërpret fushatën siguruar një rezultët elektoral të kundërt për rivalët e tij, duke e legjitimuar atë dhe duke shpërbërë frontin komplotist.

Duke treguar qartë se ai ka lindur në Amerikë, filmi faktikisht përgënjeshtron hapur të famshmit “Birthers”, ose ata që prej vitesh vazhdojnë të jenë të bindur se presidenti amerikan nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara dhe që për rrjedhojë presidenca e tij është ilegjitime.

Filmi është prodhuar nga “Highway 61 Entertainment”, një kompani e specializuar në llojet e dokumentarëve-mbeturinë, të lidhur gjithësesi me të djathtën më ekstreme.

Për ta kuptuar mjafton të kërkosh filma të tjerë të xhiruar nga kjo organizatë si: “Farewell Israel”, “Atomic Jihad”, “Elvis Found Alive” dhe “Paul McCartney Really Is Dead”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›