Dokumentet e Snowden, SHBA-të kanë spiunuar aleatët e ngushtë
Dokumentet e reja të cilat iu janë dhënë mediave nga Edward Snowden tregojnë se Britania, Franca, Greqia, Italia dhe Gjermania kanë qenë shënjestwr e operacioneve amerikane të spiunimit.
Aleatët jo-evropian të Shteteve të Bashkuara po ashtu raportohet se kanë qenë shënjestër e spiunimit, përfshirë Turqinë dhe Japoninë.
Gazeta britanike The Guardian citon dokumente të cilat i janë dorëzuar nga Snowden, ku shkruan se Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA) ka kryer spiunime elektronike të delegacionit evropian në Washington, dhe zyrat e tyre në Kombet e Bashkuara.
Washingtoni thotë se do ti përgjigjet dyshimeve për programin e saj të përgjimeve.
Zëdhënësi i zyrës së drejtorit të NSA, James Clapper ka thënë të dielën se Shtetet e Bashkuara mbledhin informacione të sigurisë ndërkombëtare, siç bëjnë shtetet e tjera.