E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dokumenti / Padia ndaj Bardhit, SPAK nuk pranon kërkesën e Olsi Ramës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga Olsi Rama për fillimin e hetimeve ndaj kryetarit të grupit parlamentar Gazment Bardhi për shpifje.

Në shkresën e firmosur nga prokurori Elvin Gjokaj, theksohet se vendimi mund të ankimohet brenda 10 ditëve.

Kujtojmë se më 2 prill, vëllai i kryeministrit Edi Rama paditi në SPAK, Bardhin duke iu referuar deklaratave që ky i fundit kishte bërë për përfshirjen e tij në Laboratorit të drogës në Xibrakë.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›