Dokumenti Vete greket pranojne falsifikimet e kombesise

Muaj me pare konsullata helene ne Gjirokaster i eshte ankuar n/prefektures Sarande per abuzimet e shumta te zyrave te gjendjeve civile ne kete n/prefekture duke leshuar certifikata me kombesi dhe emra falso
Duke lene menjane ligjin per gjendjen civile i cili ka provokuar iniciativen e disa shtetasve shqiptare per te ndryshuar kombesine kjo qe nga 2009-a e me se shumti ne rrethet e jugut te vendit nje pjese te mire te ketij fenomeni e perbejne falsifikimet dhe shkeljet e ligjit per ta ndryshuar ne menyre te padrejte kombesine.
Keshtu qe ne tetor te 2010-es Konsullata Greke ne Gjirokaster i ankohet n/prefektures Sarande se nga Zyrat e gjendjeve civile te bashkive dhe komunave te kesaj n/prefekture po leshohen dokumente te falsifikuara perfshire ne to emra dhe kombesi te falsifikuara. Konkretisht ne dokumentin qe mban daten 13.10.2010 te Konsullates Greke ne Gjirokaster ne nje prej pasazheve te saj thuhet
Kohet e fundit verejme qe eshte shenuar ndjeshem numri i dokumenteve qe jane falso ose jane falsifikuar me vone sidomos nga rrethet Sarande dhe Delvine. Me shume vihet re falsifikimi i kombesise por edhe i emrave.
Nje shembull flagrant falsifikimi vihet re dhe ne dy certifikata qe e ilustrojne kete fakt leshuar nga zyra e gjendjes civile ne Sarande. Ato kane 2 muaj distance njera nga tjetra dhe ne keto dy muaj kombesia e te njejtit person eshte njehere shqiptare dhe heren tjeter greke.
Kreu i Gjykates se Sarandes Alltun ela i cili ka kerkuar nga Gjykata Kushtetuese shfuqizimin e atij neni te ligjit te gjendjes givile qe lejon ndryshimin e kombesise le te kuptohet se shkeljet me te shumta ne kete fenomen duhen kerkuar pikerisht te zyrat e gjendjes civile.
Ne nje deklarim te para disa diteve z. ela pohoi faktin se gjendja civile ne kundershtim me ligjin nuk ka marre pjese si pale ne asnje prej seancave te zhvilluara per ndryshim kombesie.
Vete kryegjykatesi i Sarandes Alltun ela e pranon qe dhe ai ka drejtuar ceshtje per ndryshim kombesie keto vite por kjo brenda kuadrit ligjor ekzistues ku ai sic e thote duke u njohur se fundi me pervoja nderkombetare dhe europiane ne vecanti nuk e has kete precedent qe e ka Shqiperia ndaj dhe kerkon shfuqizimin e ligjit nga ana e Gjykates Kushtetuese duke e pare njeheresh dhe ne kundershtim me parimet kushtetuese.
Madje z. ela ka ne dore nje ceshtje per ndryshim kombesie qe sic pohon eshte bere shkas qe ai ta rishikoje ligjin.
Por me e renda ne kete fenomen qe tejkalon nje ligj absurd jane vete abuzimet me te. Kreu i Gjykates se Sarandes z.ela thote se nuk ka fakte qe abuzimet mund te kene ardhur nga gjykatesit nderkohe qe nje zyrtare i strukturave te drejtesise ne qytetin jugor i cili nuk pranon ti behet publik emri thote se dhe koleget e tij kane abuzuar rende vitet e fundit me proceset e nderrimit te kombesise duke u zhytur ne pazare te uleta ne kembim te berjes se tjetrit grek duke qene shqiptar i kulluar.
Nderrimi i kombesise vazhdon
Packa fushates se ndermarre per ta frenuar fenomenin ne fjale ligjerisht nuk ekziston asnje pengese qe proceset per nderrim kombesie te vijojne sipas kerkesave te paraqitura. Javes qe vjen ne Gjykaten e Sarandes jane 3 te tilla.
Dhe ato nuk mund te paragjykohen deri sa te ekzistoje ai lloj kuadri ligjor i gjendjes civile qe e lejon nje gje te tille per te cilin eshte kerkuar shfuqizimi ne Gjykaten Kushtetuese.
Sipas shifrave te ofruara nga kreu i Gjykates se Sarandes Alltun ela ne 2009-en jane regjistruar 102 ndryshime kombesie ne kete gjykate ndersa ne 2010-en jane 85 raste te tilla.
Kombesia e ndryshuar dhe vetedeklarimi i kombesise
Debati me i fundit mbi abuzimet ne gjykata me ndryshimin e kombesise nga shqiptare ne greke ka konfonduar dhe me shume procesin e pritshem te regjistrimit te popullsise ku eshte dhe pika e vetedeklarimit te kombesise bashkangjitur asaj te fese.
Kjo sepse mbrojtesit e vetedeklarimit te kombesise kane argumentuar se kombesia ne deklarim duhet te provohet e dokumentuar nga deklaruesi.
Per kete shkak duket se ai ndryshim ne ligjin per gjendjen givile ne vitin 2009 prej se cilit me pas shperthyen iniciativat per ndryshimin e kombesise e me pas iniciativa e qeverise per te realizuar procesin e regjistrimit te popullsise me piken e vetedeklarimit te kombesise piketakohen me njera-tjetren ne nje cak ku bie era anti-kombetarizem.