E Diel, 1 Nëntor 2026

Dokumenti sekret i Sigurimit: Kufomat e të vrarëve në kufi mos ua jepni familjarëve

Çaste nga ceremonia mortore e 17-vjeçarit Pëllumb Pëllumbi, vrarë në kufi më 16 qershor 90

Dokumenti sekret i Sigurimit të Shtetit për ngjarjen e 16 qershorit 90.

Ceremonitë mortore të viktimave po na kthehen në demonstrime popullore kundër Partisë dhe regjimit

“Nga kufiri nuk del njeri gjallë, por kemi problem ceremonitë mortore të atyre që vrasim aty. Mjaft syresh po na kthehen në demonstrime kundër regjimit”. Pa menduar makabritetin e asaj që hidhte në letër, kreu i Degës së Brendshme të Shkodrës rendiste për shefin në Tiranë numrin e shkelësve të asgjësuar dhe kërkonte me gjakftohtësi të çuditshme lejen rrënqethëse për të fshehur kufomat e të vrarëve. Ngjarja e qershorit 1990 zbulohet për herë të parë nga “Panorama”, që ka siguruar dokumentin zyrtar ku përshkruhet me detaje tragjedia e atyre ditëve të përgjakshme. Shkresa me siglën “Tepër sekret”, e nënshkruar nga Çapajev Taci, shefi i Sigurimit të Shtetit për zonën veriore, e parashtron qysh në krye qëllimin e vet. Poshtë pjesës hyrëse, të destinuar për arsyet e komunikimit të radhës, ku nënvizohen “shqetësimet e krijuara nga dorëzimi i kufomave të personave të vrarë në kufi familjeve të tyre”, dokumentohet kronika e ngjarjes së 16 qershorit 1990 në zonën e Hotit. Në të, pasi njoftohet përballja me dy shkelës kufiri(të dy 17-vjeçarë), vihet në dukje me një lloj krenarie suksesi i operacionit që ka përfunduar me një të vrarë e një të plagosur. Në vijim, autori i dokumentit, duke u përpjekur të hedhë dritë mbi profilin e viktimave, nuk rresht me zhargonin e etiketimeve ndaj tyre, “kriminelë”, “hajdut”, “vagabondë” etj.

(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›